Daut Haradinaj paralajmëron arrestime të zyrtarëve nivelit të lartë në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti

Haradinaj e Ismaili kanë përkujtuar dëshmorët dhe masakrat e Serbisë në rrethinën e Prishtinës

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj dhe sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, kanë përkujtuar dëshmorët dhe masakrat e Serbisë në rrethinën e Prishtinës. Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka shkruar se djemtë dhe vajzat e kryeqytetit të Kosovës kapën pushkët dhe luftuan krah për krah bashkëluftëtarëve të tyre nga gjithë Kosova. Kosova është e ngritur mbi themelet e forta të heroizmit, sakrificës dhe vetëmohimit. Edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka shkruar se sot përkujtojmë mbi 150 shqiptarë të pambrojtur, të cilët u masakruan në rrethinën e Prishtinës, përfshirë fëmijë, gra e pleq. “Në këtë masakër mbetën të vrarë nga fëmiu 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Andaj, sot kur i kujtojmë këto masakra të prillit, majit, dhe qershorit, me të drejtë bëjmë thirrje për drejtësi për viktimat e gjenocidit serb mbi popullin tonë”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …