Autoritetet izraelite kanë njoftuar jeta do t’i kthehet normalitetit pas masave të ndërmarra antikovid. Ato kanë njoftuar se pas fushatës së gjerë të vaksinimit kundër koronavirusit, ku janë vaksinuar 54 për qind e popullsisë, është marrë vendim që vendosja e maskës të mos jetë mëe obligueshme në vende publike ndërsa në vende të mbyllura do të duhet të mbahet edhe për një kohë. Ministria e Edukimit ka thënë se tani pas kthimit të të gjithë fëmijëve nëpër shkolla, këto institucione duhet të inkurajojnë mbajtjen e higjienës personale, ventilimin e klasave dhe mbajtjen e distancës fizike, sa më shumë që është e mundur gjatë pushimeve mes orëve të mësimit.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …