Ramush Haradinaj i kujton dëshmorët e rënë në Rugovë gjatë prillit të vitit 1999

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i kujton dëshmorët e rënë në Rugovë gjatë prillit të vitit 1999

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kujton të rënët e Rugovës në prillin e vitit 1999. Haradinaj tha, Brigada 136 ‘Rugova’ e Zonës Operative të Dukagjinit, po përballej me ofensivë të gjerë të armikut. ‘Në luftë për jetë a vdekje, luftëtarët e lirisë, po vazhdonin përpjekjet për shpëtimin e bashkëluftëtarëve të plagosur’. Hardinaj tha se po atë ditë do vinte lajmi i mirë i shpresës për fitore, kur të rinjtë e SHBA-së bashkuan pushkët e tyre me Ushtrinë̈ Çlirimtare të Kosovës. ‘Sot kujtojmë̈ të rënët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur, të prirë nga Komandanti Selman Lajçi. Kujtojmë̈ sakrificën e Batalionit “Atlantiku”, Yllin, Agronin dhe Mehmetin. Ata janë tregimi më i mirë për luftëtarin shqiptar ndër breza.  Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!’, shkroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …