KKMSH: Vitia me 114 raste aktive të qytetarëve të prekur nga virusi Covid-19

Në komunën e Vitisë aktualisht janë 114 raste aktive të qytetarëve të infektuar me virusin Covid-19 dhe prej tyre 5 janë të hospitalizuar. Kjo u bë me dije në mbledhjen e rregullt të Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), i cili është udhëhequr nga zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Gjatë këtij takimi zëvendëskryetari Aliu, bëri me dije se kanë hyrë në fuqi masat e reje me të cilën janë hapur gastronomia, shkollat dhe janë lejuar disa aktivitet por me masat e përcaktuara. Megjithatë ai tha se kohëve të fundit ka raste të uljes së infektimeve të qytetarëve me këtë virus duke shpresuar që të kemi sa më pak raste dhe që gradualisht të ju kthehemi normalitetit. Kurse Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ka folur rreth angazhimit të policisë në menaxhimin e situatës së pandemisë duke folur edhe për masat e reja. Megjithatë ai tha se në fuqi mbetet kufizimi i lëvizjes por prej orës 22:30 deri në ora 05:00. Ai tha se disa aktivitete janë lejuar me kapacitetet e kufizuara ndërsa disa të tjera si hapja e ngushëllimeve dhe dasmat janë të ndaluara. Kurse Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, tha se kjo drejtori në bashkëpunim me Policinë do të vazhdoj bashkëpunimin sipas vendimeve të nivelit qendror me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës pandemike në këtë komunë. Ai tha se përveç bashkëpunimit në këtë fushë po vazhdojnë bashkëpunimin edhe në fushat e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …