Vazhdimin e paraburgimt për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, Gjykata Speciale e sheh si të domosdoshëm

Vazhdimin e paraburgimt për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, Gjykata Speciale e sheh si të domosdoshëm

Gjykata Speciale përmes një shkrese drejtuar gjyqtarit paraprak, ka thënë se vazhdimi i paraburgimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt vazhdon të mbetet i domosdoshëm. Sipas shkresës, gjyqtari i procedurës paraprake më parë ka gjetur dyshimin e bazuar se të akuzuarit kanë kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë brenda juridiksionit të kësaj gjykate. Sipas Gjykatës Speciale të gjitha këto gjetje të gjyqtarit paraprak vazhdojnë të qëndrojnë, andaj paraburgimi ndaj të njëjtëve duhet të vazhdohet. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …