Mbahet takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Gjatë takimit është diskutuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19-të ku sipas IKSHPK-së, gjatë javës që lamë pas në Komunë e Deçanit pesëdhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, dyzetetre të tjerë janë shëruar plotësisht, ndërsa një person ka ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 1149 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 967 të shëruar plotësisht, 29 kanë humbur jetën dhe 153 raste janë akoma aktive. Në këtë takim u diskutua për mbledhjen e radhës të Komitetit për Politik dhe Financa dhe mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Deçanit, nga drejtori i DKA-së Bekim Vishaj u bë e ditur se mësimi ka nisë në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit ku është bërë edhe dezinfektimi i tyre. Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e prokurimit dhe një sërë temash tjera me rëndësi. Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …