leoni

Këshilli i Drejtorëve në Viti mbajti mbledhje të rregullt

Në mbledhjen e rregullt të këshillit të drejtorëve të mbajtur nën kryesimin e kryetarit të komune së Vitisë, Sokol Haliti është diskutuar mbi këto propozim dokumente:

– Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2021

– Propozim vendimi për aprovimin e planit të integritetit për komunën e Vitisë 2021-2023.

– Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2020 në vitin 2021.

Përndryshe gjatë këtij takimi është biseduar edhe për punët që janë realizuar gjatë javës së shkuar në drejtorit e ndryshme si dhe për punët dhe aktivitet për këtë javë. Ndërkaq bëhet me dije se shumica e dokumenteve që janë shqyrtuar do të shkojnë për shqyrtim dhe votim edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva e para me 100% të shpenzimit të buxhetit për investime kapitale

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar përmes një postimi në facebook, …