Javën që shkoi, mediat sllovene e bën publike një dokument që pretendohet se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ia dërgoi disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian, në të cilin ‘non-paper’ paraqiti idenë e rikonfigurimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se kjo ide tregon problemet e mëdha që ka regjioni i Ballkanit Perëndimor. Tutje, ish-ushtari i UÇK-së, që politikisht angazhohet për bashkimin kombëtar, thotë se publikimi i dokumentit është përpjekje për ta testuar opinion për zgjidhjet e tjera të mundshme për problemet e vendeve ballkanike. Ai theksonse ripërcaktimi i kufijve do të duhej të paraqitej nga vet shqiptarët me parimin që Kosova Lindore të bashkohet me Kosovë e veriu me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …