Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka marrë vendim që të thërras në raportim Avokatin e Popullit Naim Qelaj. Ai do të ftohet në raportim lidhur me përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit, pasi si komision kanë marrë 4 ankesa që lidhen me këtë proces. Anëtarët e komisionit u dakorduan që në fund të kësaj jave të raportojë në komision Avokati i Popullit dhe të kërkohet një opinion ligjor nga Kuvendi, e më pastaj në bazë të nevojës do të ftohen për raportim edhe personat që janë ankuar lidhur me procesin e përzgjedhjes së zëvendësve të Avokatit të Popullit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …