Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Afrim Dina, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt, gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të rendit të ditës:
– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Shqyrtimi i Raportit financiar janar -mars 2021;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2019 -2020 në vitin 2021;
– Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 05864-0 Rahovec;
– Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 07111-1 Rahovec;
– Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 02352-0 Rahovec;
– Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P-00251-0 Çifllak;
– Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2020;
– Shqyrtimi i Propozim Vendimit për vënie në debat publik të Draft Strategjisë për zhvillimin ekonomik lokal për Komunën e Rahovecit 2021-2025;