NLB BANKË FURNIZON SHKOLLAT E JUNIKUT ME PRINTER

Shkollat e komunës së Junikut si, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” dhe Gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, përmes donacionit nga NLB Bankë janë furnizuar me printer me përformanca të ndryshme. Donacioni nga NLB Bankë ka për qëllim avancimin e kushteve për zhvillimin e procesit mësimor dhe stimulimin e rritjes së përformancës së mirë në shkolla.

Komuna e Junikut falënderon donatorët për bashkëpunim dhe përkrahje në fusha me ndikim direkt në punën, jetën dhe zhvillimin e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …