Ju njoftojmë se më datë 20.04.2021 (E Martë) do të bëhet ndryshimi i rregullimit teknik të komunikacionit, konkretisht rruga urbane “Njazi Bajraktari” dhe rruga urbane “Bekim Osmani” do të jenë rrugë ku trafiku do të zhvillohet në një drejtim.
-
Hyrja në rrugën urbane “Njazi Bajraktari” do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës urbane “Zenel Hajdini”, ndërsa dalja do të bëhet në rrugën urbane “Naim Beka”.
-
Hyrja në rrugën urbane “Bekim Osmani” do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës urbane “Naim Beka”, ndërsa dalja do të bëhet në rrugën urbane “Zenel Hajdini”.