Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së tretë të rregullt të KKSB-së në komunën e Rahovecit

Mbledhja e tretë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit, do të mbahet me 29 prill 2021 me fillim në orën 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid – 19;

– Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit,

– Shqyrtimi i dukurive negative, me theks të veçantë trajtimi i objekteve jo të sigurta në Komunën e Rahovecit,

– Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e planit për siguri në shkolla,

– Rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e Rahovecit,

– Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për parandalimin nga zjarri gjatë sezonit veror,

– Identifikimi i çështjeve problematike që ndikojnë në sigurinë publike ndëretnike dhe

– Të Ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …