KPF në komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2021

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2021.

Komiteti për rendë të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Raporti financiar për periudhën Janar-Mars 2021.

  3. Informatë për ndarjen e bursave.

  4. Raporti Financiar për periudhën Janar-Mars 2021 I N.P.L.”Pastrimi” sh.a.

  5. Kërkesë për plotësimin e vendimit 01/Nr.2996/2019 për pëlqimin në parim për studimin e potencialit ujorë në Komunën e Hanit të Elezit dhe

  6. Të ndryshme.

Me propozim të ekzekutivit rendi i ditës u plotësua edhe me pikën;

  1. Shqyrtimi i kërkesës me nr. Protokolli 2725/21 në emër të Sokol Lokut.

Me punën e Komitetit për Politikë dhe Financa udhëhoqi kryesuesi Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent nënkryetari i komunës Mallzum Qajani dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …