Në shënim të 15-vjetorit të revoltave dhe demonstratave të vitit 1981, gazeta e përditshme e Kosovës, “Bujku” (Ish-Rilindja) prej 19 deri më 22 mars të vitit 1996 kishte botuar fejtonin: Kosova e rizgjuar kombëtarisht të autorëve, Ahmet Qeriqi dhe Nezir Myrtaj.
(Teksti ishte shkruar nga Ahmet Qeriqi, ndërsa shënimet për dëshmorët e rënë nëpër barrikada, i ka hartuar, Nezir Myrtaj.)
Ky është fejtoni i parë, deri diku i plotë, që ishte botuar asokohe në gazetën Bujku dhe ishte mirëpritur jashtëzakonisht nga publiku lexues.
Në dyzetvjetorin e Kryengritjes gjithë popullore të Marsit, Prillit dhe majit të vitit 1981, Radio Kosova e Lirë ju prezanton në origjinal fejtonin e botuar 25 vite më parë.