Në udhëzimin e udhëtimit për qytetarët amerikanë, tashmë e përvetësuar nga Departamenti i Shtetit me bashkëpunim me Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e ka renditur Kosovën si vend me rrezikshmëri shumë të lartë. Edhe personave të vaksinuar i është rekomanduar fuqishëm të mos udhëtojnë në Kosovë. Edhe pse vendi ynë vetëm se ishte pjesë e vendeve që konsiderohen si vende me rrezikshmëri të lartë, udhëzimit i shtohen edhe afër 130 vende të reja, raporton Deutsche Welle. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që bota “po i afrohej shkallës më të lartë të infeksionit” deri më tani, edhe pse ka nisur vaksinimi mbarëbotëror”. Covid-19 ka marr jetën e më shumë se tre milionë personave deri tani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …