Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas grafiteve në shtëpinë e ish-bashkëpartikates, tani deputete e LVV-së, Adelina Grainca. Musliu ka thënë se kjo nuk është sjellje e partisë të cilës ajo i përkët. “Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së! Bollni ma me pisllaqe!”, ka shkruar ajo. Mbrëmë në muret rrethuese të shtëpisë së deputetes së Vetëvendosjes, Adelina Granica janë vendosur disa grafite seksiste.
