Mediet

Komisioni i Pavarur i Mediave: SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) sqaron opinionin publik se, gjatë raportimit të KPM-së në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie të Kuvendit të Kosovës, NUK është kërkuar që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në të përfshihet çështja e rregullimit mediave online në kuadër të kompetencave të KPM-së, siç është paraqitur në opinion përmes disa portaleve.
KPM-ja ka kërkuar që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në, të parashihen kompetenca sa i përket shërbimeve mediale audio-vizuele që shpërndahen në platforma online, ashtu siç është rekomanduar në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2020 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës dhe duke u bazuar në Direktivën 2018/1808 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës për Shërbime Mediale Audio-Vizuele (Audiovisual Media Services Directive). Bazuar në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2020, të hartuar nga Komisioni Evropian dhe Direktivën 2018/1808 të Parlamentit dhe Këshillit të Evropës për Shërbime Mediale Audiovizuale, KPM-ja i ka propozuar Komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës që në procesin e amandamentimit të Ligjit për KPM-në të parashihen kompetenca sa i përket rregullimit të shërbimeve mediale audio-vizuele në internet (online), përfshirë këtu shërbimet e reja si Catch up TV, Video on Demand, Ueb TV dhe Video Sharing Platforms.
Në Raportin e Progresit për vitin 2020, në mes tjerash, theksohet se “KPM-ja nuk ka kompetencë për të licencuar dhe monitoruar shërbimet mediale audio-vizuele në internet (online), edhe pse këto janë të mbuluara tashmë nga Direktiva për Shërbimet Mediale Audio-Vizuele”. Po ashtu, sipas këtij Raporti theksohet se “…por kompetencat e saj duhet të shtrihen edhe në shërbimet mediale audio-vizuele online (p.sh. Catch up TV, video on demand dhe ueb TV)”. Në Direktivën 2018/1808 për Shërbimet Mediale Audio-Vizuele është potencuar se zhvillimet teknologjike kanë mundësuar krijimin e llojeve të reja të shërbimeve dhe përvojave të përdoruesve.
Si rezultat i kësaj, kanë ndryshuar edhe zakonet e shikuesve për të shikuar përmbajtje audio- vizuele, ku theksohet se posaçërisht gjeneratat e reja kanë kaluar në pajisje portative për të shikuar përmbajtje audio-vizuele. Llojet e reja të përmbajtjeve, si video klipet apo përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit, kanë fituar një rëndësi në rritje dhe akterë të rinj, përfshirë ofruesit e shërbimeve video me kërkesë (providers of video-on-demand services) dhe platformave të shpërndarjes së videove (video-sharing platforms), tashmë janë mirë të themeluara. Sipas kësaj Direktive, kjo konvergjencë e mediave kërkon një kornizë ligjore të azhurnuar në mënyrë që të pasqyrojë zhvillimet në treg dhe për të arritur një ekuilibër midis qasjes në shërbimet e përmbajtjes në internet (online), mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës.
Prandaj, KPM-ja sqaron opinionin publik, gazetaret dhe të gjitha mediat se NUK bëhet fjalë për zgjerimin e kompetencave të saj në rregullimin e mediave online (portalet) por për shërbimet mediale audiovizuele në internet (online), siç është shpjeguar më lartë.
Propozimi i KPM-së, për ndryshim të ligjit të KPM-së është i bazuar në Raportin e Progresit të KE-së 2020 si dhe në Direktivën AVMS 2018/1808. Prandaj, KPM mbetet në dispozicion të publikut dhe palëve të interesit që në çdo kohë të ofrojë sqarime në lidhje me propozimet që janë bërë, për sa i përket hartimit dhe amandametimit të legjislacionit që rregullon fushën e mediave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …