Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar sërish ashpër qeverisjen me në krye Albin Kurtin për neglizhencë dhe paaftësi të përballjes me tema jetike si pandemia, ekonomia e arsimi. Me anë të një postimi, ai ka thënë se Kurti është fshehur prapa protokolleve dhe takimeve zyrtare, me ata që dikur veturave të tyre ua fuste flakën, duke aluduar në takimet e tij me shefin e UNMIK-ut. Madje Hoxhaj ka thënë se për t’i mbuluar dështimet tij, Kurti nisi luftën edhe në përndjekjen e mediave. “Kryeministri të zbresë deri në QKUK, ku sot mungojnë shumica e barnave esenciale, se për vaksina të mos flasim, e të shohë gjendjen reale të qeverisjes së tij. Qytetarët, të cilët përveç problemeve shëndetësore, po sfidohen edhe ekonomikisht duke blerë gjithçka nga ilaçet dhe materialet shpenzuese”, ka shkruar Hoxhaj.
