Gjermania është duke shqyrtuar planet për të caktuar një datë të tërheqjes së trupave nga Afganistani

Gjermania është duke shqyrtuar planet për të caktuar një datë të tërheqjes së trupave nga Afganistani

Gjermania është duke shqyrtuar planet për të caktuar një datë të tërheqjes së trupave nga Afganistani. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, ka thënë se ligjvënësit janë informuar për planet dhe se po zhvillohen konsultimet edhe me aleatët e NATO-s. E konsiderojmë datën 4 korrik për tërheqjen e forcave”, i tha agjencisë AFP një zëdhënës i ministrisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar do të merret nga NATO-ja. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, javën e kaluar njoftoi për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani deri me 11 shtator. Ky afat është katër muaj më vonë se afati paraprak i vendosur nga administrata e mëparshme amerikane e cila kishte arritur një marrëveshje me kryengritësit talibanë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …