Ju njoftojmë se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, më 23.04.2021 (e premte), duke filluar nga ora 10:00, në hapësirat e Qendrës “Libart” (objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”),
Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me panelistët
– Sejnur Veshall, zëvendës ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit
– Munish Hyseni, drejtor i bibliotekës “Hivzi Sulejmani”
– Ag Apolloni, shkrimtar dhe botues
– Iliriana Hasaj, koordinatore e Librarisë “Dukagjini” / moderatore e panelit
Panelin e pason shpallja e lexuesve të vitit 2020/21 dhe një koktej rasti.
Linku i eventit: https://www.facebook.com/events/757681124899326