Përfaqësues të komunitetit hebraik në Shtetet e Bashkuara, thanë të mërkurën se Kosova bëri historinë duke u bërë vendi i parë evropian që hapi ambasadën në Jerusalem. Këto komente ishin pjesë e një debati të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Izraelito-Amerikane në Çikago, i mbështetur nga komuniteti Hebre i Cikagos dhe organizata shqiptaro-amerikane, lidhur me njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve. E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës, Ines Demiri, tha se hebrenjtë e Kosovës i takojnë komunitetit sefardik dhe ishin vendosur në Kosovë pas largimit nga Portugalia dhe Spanja, në periudhën e inkuizicionit. Duke folur për historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve ajo tha se numri i hebrenjve ishte rritur gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në kapitullimin e Italisë.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …