Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpreson të rifitojë zgjedhjet këtë fundjavë në mënyrë që ai të mund të punojë për ta shndërruar një nga vendet më të varfra të Europës në një kampione të turizmit, shkruan sot gazeta e njohur amerikane ”The Washington Post”. Kryeministri Rama përmend një aeroport të ri ndërkombëtar që u hap të dielën, një marrëveshje ndërtimi e arritur sot për një aeroport tjetër në vijën bregdetare të vendit prej mbi 300 kilometrash dhe planifikon të kthejë portin e Durrësit në një destinacion vetëm për tragete, jahte dhe anije të tjera argëtimi si shenja premtuese. “Ne jemi në rrugën e duhur për ta shndërruar këtë vend në kampionin e Ballkanit Perëndimor për turizmin”, tha Rama në një intervistë për ”The Associated Press”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …