50 vite më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për ndër të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”. Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenunë e Pestë të New Yorkut me këtë rast u zhvillua një paradë dy-orëshe. Me këtë rast, më tepër se 10 milionë nxënësve të shkollave amerikane iu dhanë orë të veçanta mësimi për mjedisin, ku theksohej rëndësia e mbrojtjes së mjedisit; edhe Kongresi Amerikan i pezulloi punimet, në mënyrë që anëtarët e tij të të mund të merrnin pjesë në veprimtaritë e organizuara në shtetet përkatëse me rastin e Ditës së Tokës. Por në dallim prej viteve të kaluara kur për nder të kësaj dite organizoheshim aktivitete të ndryshme sensibilizuese, këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të ketë ndonjë aktivitet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …