Elektorati i Njësisë Administrative Nr. 7 në Tiranë do ta votojë masivisht Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Do ta votojë pa mëdyshje:
- Se është përfaqësuese e Partisë Socialiste, forca e vetme politike në Shqipëri që ka bërë reforma të thella në të gjitha fushat: në administratë, në shërbimet publike, në energjitikë, në tatime, në arsim, në shëndetësi, në sistemin e pensioneve.
- Se vetëm PS është e aftë të integrojë me dinjitet Shqipërinë në familjen Europiane, të bëjë shtet ligjor funksional, kushti kryesor për integrimin europian.
- Se ka patur një rritje të qëndrueshme ekonomike çdo vit dhe dyfishuar eksportet.
- Se vetëm qeveria socialiste me kryeministër Edi Ramën përballoi me sukses pasojat katastrofike të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe Pandeminë. Është vendi i parë në rajon për vaksinimin e qytetarëve për numrin e popullsisë.
- Se opozita që kërkon të vijë në pushtet 8 vjet ka qenë jashtë institucioneve, në rrugë, e dhunshme.
- Se i dha fund mospagimit të energjisë elektrike, ujit, taksave dhe kaosit në ndërtimet e paligjshme, duke legalizuar me mijëra shtëpi e biznese.
- Se me masat e marra, me politikat fiskale dhe mbështetjen financiare të bizneseve, Shqipëria po kthehet në një vend turistik, nga i cili do të sigurohen të ardhura të mëdha, çka do të rritë mirëqenien për të gjithë shqiptarët.
- Se është qeveria socialiste ajo që ideoi e votoi dhe po e realizon kryereformën në drejtësi. Është ministrja Etilda Gjonaj që ka punuar me përgjegjshmëri, me përkushtim e vizion për ta bërë këtë reformë sa më të prekshme për qytetarët, sa më funksionale, duke përshpejtuar ritmet e zbatimit të saj.
- Se Zonja Etilda Gjonaj është pranë njerëzve, pranë halleve, shqetësimeve dhe problemeve të tyre, duke i takuar, dëgjuar e duke ua zgjidhur ato. Se preokupimi më fisnik i saj është qytetari, njeriu. Se zhvillimi nuk mund të jetë ndryshe veçse si zhvillim me fytyrë njerëzore.
- Se është në formim intelektuale, Doktore e Shkencave Juridike, eksperte për çështjet penale dhe mbrojtëse e kauzës intelektuale.
- Se është e pakorruptuar dhe në luftë me të korruptuarit dhe shkelësit e ligjit.
- Se ka marrë përgjegjësinë të zgjidhë e të përcaktojë me dinjitet jetën e saj në shërbim të qytetarëve.
- Se është intelektuale me kurajo. Sipas psikologëve kurajoja s’është një akt i izoluar, një impuls i momentit, i cili duhet ndjekur deri në qëllimin final. Kurajoja s’është vetëm virtryt i të filluarit të një pune, por i të vazhduarit më tej, i të kompletuarit dhe i të parit të gjërave larg.
- Se është e sigurt në vetvete sepse i ka përmbushur ato që kanë pritur të tjerët prej saj: PS-ja, Qeveria, elektorati, komuniteti, organizmat ndërkombëtare.
- Se puna është lajtmotivi i jetës së saj. Në fund të fundit, siç thoshte Servantesi i Madh një njeri nuk është më shumë se një tjetër, në qoftë se nuk punon më shumë se një tjetër. Epopeja më e shkëlqyer e njeriut është ajo e punës.
- Se në marrjen e vendimeve udhëhiqet nga forca e arsyes dhe zgjidhja e problemeve me urtësi, me kulturë humane e në mënyrë kolegjiale.
- Se është lidere në grup, e nxit, e udhëheq debatin politik në mënyrë demokratike, me tolerancë, me argumenta, duke shpalosur alternativa të dobishme dhe të pranueshme.
- Se në punën me njerëzit shpreh siguri, ngrohtësi, mirëkuptim.
- Se ndryshimin e kërkon dhe e fillon nga vetja, vepron vetë e para, jep shembullin personal në realizimin e detyrave dhe objektivave, nxit dhe udhëheq edhe të tjerët në Ministrinë e saj dhe strukturat vartëse.
- Dallohet në komunikimet me vartësit, duke përcjellë tek ata në kohë mesazhet e duhura. Komunikimet e saj me qytetarët janë: të natyrshme, të lirshme, të sinqerta.