leoni

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj publikimit të emrave të 50 bizneseve të cilat kanë përfituar më së shumti nga pakoja emergjente e qeverisë Hoti. Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ky është një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ai ka thënë se madje ky ishte kusht kur Kosova nënshkruajti me BE-në marrëveshjen 100-milionëshe makro-financiare. “Mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar 50 bizneset që përfituan më së shumti nga paratë publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht i BE-së kur u nënshkrua me Kosovën marrëveshja 100-milionëshe makro-financiare e huazimit”, ka shkruar Szunyog. Ndryshe, publikimi i listës së bizneseve që përfituan më së shumti para nga pakoja e qeverisë Hoti shkaktoi reagime të mëdha në opinion. Kjo pasi që në listën e përfituesve vërehet që shumica janë rrjete të supermarketeve në Kosovë, të cilat janë ndër sektorët më të paprekur nga pandemia.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …