Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons ka vazhduar akuzat e ashpra kundër Bashkimit Evropian. Ai ka shpërndarë një postim të korrespodentes nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina në lidhje me takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, ndërsa ka akuzuar BE-në se nuk e njeh shtetin e Kosovës. Madje të njëjtën e ka quajtur “organizatë politike” që ka formuar një Gjykatë në Hagë, e cila qëllim të vetëm, ka ndjekjen penale të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. “Ky do të jetë një takim interesant, i organizuar nga një organizatë politike që jo vetëm nuk e njeh Kosovën por gjithashtu themeloi një gjykatë në Hagë, e cila u krijua për qëllimin e vetëm të ndjekjes penale të ish ushtarëve të UÇK-së, ka shkruar Simmons. Në këtë postim, Simmons ka etiketuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe emisarin Special të dialogut, Miroslav Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …