Në vendin ku ishte themeluar Akademia e Parë Ushtarake e UÇK-së në Aqarevë të Drenicës do të ndërtohet një muze

Në vendin ku ishte themeluar Akademia e Parë Ushtarake e UÇK-së në Aqarevë të Drenicës do të ndërtohet një muze

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari në shënim të përvjetorit të themelimit të Akademisë së Parë Pshtarake të UÇK-së në Drenicë ka kujtuar dhe vlerësuar kontributin e themeluesve të saj. Ai ka bërë më dije se në atë vend do të ndërtohet një muze.  “Në përvjetorin e themelimit të Akademisë Ushtarake të UÇK-së në Aqarevë, kujtojmë dhe nderojmë kontributin e pashembullt të themeluesve të akademisë së parë ushtarake në Kosovë, të prirë nga heroi ynë Bekim Berisha-Abeja e Komandanti Sylejman Selimi. Në këtë akademi u ngritë flamuri ynë kombëtar, nga dëshmorët Fehmi e Xhevë Lladrovci. Pikërisht në atë ditë u bë diplomimi i 11 kadetëve të UÇK-së, trima nga Aqareva dhe vendet përreth, të cilët vazhduan rrugën e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Shumë shpejt në këtë vend do të ndërtojmë edhe muzeun e Akademisë Ushtarake, i cili muze do të portretizoj sakrificën dhe qëndresën e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ndërtimin e shtetit tonë. Lavdi gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës!’, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …