Renata Alt: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar, Gjermania duhet të bisedojë me Francën dhe Holandën

Renata Alt: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar, Gjermania duhet të bisedojë me Francën dhe Holandën

Deputetja gjermane, Renata Alt, ka reaguar ndaj mesazheve të kryediplomatit gjerman, Heiko Maas në Prishtinë në lidhje me liberalizimin e vizave. Ajo me anë të një postimi në Twitter ka thënë se për këtë çështje fjalët nuk janë të mjaftueshme. “Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar. Fjalët nuk janë më të mjaftueshme këtu. Gjermania duhet të kërkojë bisedime të drejtpërdrejta me Francën dhe Holandën”, ka thënë Alt. Ndryshe, Maas dje në Prishtinë deklaroi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, por që sipas tij ka shtete të cilat ende janë skeptike dhe nuk janë të bindura për këtë brenda BE-së

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …