KOMF vlerëson se viti 2020 si viti më i rëndë për ofruesit e shërbimeve sociale, në 20 vitet e fundit në Kosovë

KOMF vlerëson se viti 2020 ishte më i rëndë për ofruesit e shërbimeve sociale, në 20 vitet e fundit në Kosovë

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF,  ka mbajtur konferencën për publikimin e Raportit të Monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”. KOMF gjatë vitit 2020 ka monitoruar procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale në shtatë komuna të Kosovës dhe ka hartuar Raportin e Monitorimit, i  cili ka si qëllim kryesor pasqyrimin e gjendjes aktuale mbi shërbimet sociale. Bazuar në të gjeturat e monitorimit, 2020 konsiderohet si viti më i rëndë për ofruesit e shërbimeve sociale, në 20 vitet e fundit. Kjo për shkak të dëmeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19 dhe situata politike në vend. Përgjatë këtij viti, fokusi i të dy qeverive, qendrore dhe komunale, ishte parandalimi dhe menaxhimi i pandemisë, duke lënë mënjanë shërbimet sociale. Pandemia ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve në nevojë për shërbime sociale, përderisa pjesa dërrmuese e shërbimeve të ofruara nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe organizatat jo qeveritare për grupet e cenueshme ishin të mbyllura apo tejet të kufizuara gjatë vitit 2020, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ndërkohë, as dy projektligjet kryesore që pritet të ndikojnë në decentralizimin dhe avancimin e shërbimeve sociale, që janë Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, nuk arritën të miratohen gjatë vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …