leoni

Bustet e Tahir, Nebih e Beqir Mehes si dhe Emin Latit, do të vendosen në oborrin e kullës së Tahir Mehës me datën 13 maj

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e Agjencisë  për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Abdyl Ymeri dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, vizituan kullën e heroit Tahir Meha, ku së bashku me arkitektët bënë përcaktimin se ku do të vendosën katër bustet e dëshmorëve të lirisë. Bustet e Tahir, Nebih e Beqir Mehes si dhe Emin Latit, do të vendosen në këtë vend me datën 13 maj në përvjetorin e  rënies së Tahir e Nebih Meha.

Dëshmorët e kombit janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme, andaj përkujtimi e nderimi për ta është obligimi yni i përhershëm, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron Ditën e Kushtetutës me shpresën që kjo ditë të jetë një reflektim për të gjithë ne për të respektuar dokumentin më të lartë të shtetit

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me rastin e 9 prillit – Dita …