Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu reagon pas raportimit se ajo ka shpërblyer prokuroren, Valbona Disha Haxhosaj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas raportimit se ajo ka shpërblyer prokuroren, Valbona Disha Haxhosaj, pasi ka arrestuar kryetarin e Istogut, Haki Rugovën. “Nuk jam aspak kundër lajmeve e artikujve kritikë, por vërtetë janë bërë shqetësuese artikujt pa asnjë fakt e argument që për bazë kanë vetëm paragjykimin e trillimin. Në Republikën e Kosovës askush nuk mund të ndalojë të drejtën e shprehjes, mendimit të lirë, por prapa kësaj të drejte nuk mund ta fshehim dezinformimin sikur ky artikull. Liria e shprehjes nuk nënkupton asesi cenimin dhe sulmin pa bazë ndaj një personi, kushdo qoftë ai”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …