Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 prillit ka përfunduar të premten në orën 24:00, ndërkohë që sot ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në mbylljen zyrtare të votimeve. Nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të partive apo kandidatëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e duhura për organizimin e zgjedhjeve të lira parlamentare, duke garantuar një proces të shpejtë të nxjerrjes së rezultatit, transparent, të sigurt dhe pa probleme. Në zgjedhjet e 25 prillit garojnë 1.841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë femra. Në këto zgjedhje janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, ndërsa 107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë. Po kështu edhe Policia e shtetit garantoi marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …