Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përfshirjen eManastirt të Deçanit në Listën ‘7 Monumentet Më të Rrezikuara të Evropës’ për vitin 2021 ngafederata pan-evropiane e orgaizatave jo-qeveritare aktive në fushën e e trashëgimisë kulturore enjohur si EUROPA NOSTRA. Ne vlerësojmë se përfshirja e njërit prej monumenteve më tërëndësishme të Kosovës në këtë listë, vlerat e të cilit tashmë janë të njohura si vlera universale tëpërfshira nga UNESCO në Listën Botërore të Trashëgimisë Kulturore, është pasqyrim i rrejshëm irealitetit në Kosovë me tendencë për ta paraqitur mjedisin tonë si të rrezikshëm për sigurinë dhemirëqenien e Manastirit të Deçanit.Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë shprehim indinjatën e thellë edhe ndaj organizatës“Future for Religious Heritage “një organizatë laike, jo profitabile, e regjistruar në Belgjikë, e ciladuke u bazuar në të dhëna të pavërteta dhe të paverifiuara ka nominuar Manastirin e Deçanit përpërfshirjen në Listën ‘7 Monumentet Më të Rrezikuara të Evropës’. Të dhënat e prezantuara nëdokumentin e nominimit janë nxjerrë kryesisht nga raporte të institucioneve të Serbisë të cilat përqëllime politike tashmë është e dëshmuar se prezantojnë rrejshëm realitetin e Kosovës. Është tepërshqetesuese se vlerësimi i këtij nominimi nga Paneli Këshilldhënës i Europa Nostra, i publikuar medatë 10 dhjetor 2020 është i bazuar në këto të dhëna të paverifikuara dhe të rreme.Në dokumentin e publikuar thuhet që Manastiri i Deçanit ka qenë cak ‘i një përpjekjeje të ISIS nëvitin 2016’ që i referohet një incidenti me grafite të shkruara në përkrahje të ISIS-it në një murperiferik por që autorët nuk janë identifikuar asnjëherë. Insitucionet vendore dhe ndërkombëtare tësigurisë deri me tash nuk kanë të dhëna për një prezencë të organizatës ekstremiste ISIS në Kosovë,dhe të asnjë aktiviteti të izoluar të kësaj organizate në Manastirin e Deçanit. Përkundrazi, të dhënatzyrtare tregojnë që ambienti rreth Manastirit të Deçanit është i sigurt dhe paqësor dhe për vite merradhë nuk është raportur për ndonjë incident me motive etnike ose fetare.
Më tej, arsyetimi i përzgjedhjes së Manastirit të Deçanit në Listën ‘7 Monumentet Më të Rrezikuaratë Evropës’ bazohet edhe në siç thuhet ‘rrezikun që vjen nga plani e Qeverisë se Kosovës përndërtimin’ e siç thuhet ‘autostradës’ ndërkombëtare që lidhë komunën e Deçanit me komunën ePlavës (Mali i Zi). Organizata CHwB Kosova përmes një letre të dërguar me date 17 dhjetor 2020 e kainformuar Bordin e Europa Nostra dhe Panelin Këshilldhënës se Qeveria e Kosovës dhe Autoritetet eManastirit të Deçanit tashmë kanë arritur një ujdi që rruga ndërkombëtare do të ndërtohet jashtëhapësirës së Zonës së Veçantë të Mbrojtur. Është për të ardhur keq që ky fakt nuk është marrëparasysh gjatë vlerësimit të nominimit.Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë jemi të shokuar edhe me faktin që në deklaratën epublikuar nga Paneli Këshilldhënës çështja e mbrojtes së trashëgimisë kulturore përmendet nëkontekst të siç thuhet ‘ bisedimeve për normalizimin e raporteve në mes Beogradit dhe Prishtinës’.Konsiderojmë që kjo fjali forcon tutje bindjen tonë se Europa Nostra është duke i shërbyer Qeverisëse Serbisë e cila ka për qëllim rikthimin e çështjes se trashëgimisë kulturore në tryezë të bisedimeveme qëllime të hapura për të ndarë trashëgiminë kulturore me status të ‘eksterritorialitetit’. Ne jemitë bindur se kjo tendencë është në kundërshtim me aspiratat e Kosovës për një shoqëri multi-etnikedhe demokratike. Trashëgimia kulturore në Kosovë është trashëgimi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj dhe çdo përpjekje për ta ndarë atë është e rrezikshme dhe është në kundërshtimme vlerat evropiane.Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë besojmë që roli i Europa Nostra duhet të jetë ashtu siçështë i përshkruar në dokumentet themeltare dhe udhëzuese të saja. Si e tillë, Europa Nostra duhettë angazhohet në mirëqenien e trashëgiminë kulturore të Kosovës me qëllim që ajo të jetë urëlidhëse e pajtimit, pjesë e përditshmërisë sonë shoqërore, kulturore dhe ekonomike, dhe me qasjetë papenguar për të githë pa dallime etnike dhe fetare.Ne vlerësojmë se një proces i tillë i listimit të monumenteve do të duhej t’i nënshtrohej një procesishumë më kompleks siç janë shqyrtimi i raporteve apo dokumenteve relevante, hulumtimeve nëterren si dhe argumenteve nga të gjitha palët e përfshira, sidomos kur ato gjenden në kontekst tecaktuar politik, ekonomik apo kultutor. Kjo është e vetmja mënyrë për të ofruar një pasqyrë më tësaktë të realitetit.
Prandaj, ne, organizatat e shoqërisë civile kërkojmë që EuropaNostra ta rishikojë vendimin e vetduke u bazuar në të dhënat të cilat lehtësisht mund të faktohen në terren. Ne e ftojmë EuropaNostra për një vizitë në Kosovë për t’u takuar me të gjithë hisedaret dhe për t’i verifikuar të gjitha tëdhënat konform kritereve të programit ‘7 Monumentet Më të Rrezikuara të Evropes’ . Kjo do tabënte punën e Europa Nostra kredibile dhe të besueshme për të gjithë. Derisa kjo të bëhet, ne,organizatat e shoqërisë civile mbetemi të shqetesuar dhe të brengosur për efektet negative tëvendimit të Europa Nostra, i cili në vete paraqet potencial për ta minuar procesin për ndërtim tëbesimit të ndërsjellë në mes komunitetëve në Kosovë.Prishtinë, 16 Prill 2021Lista e organizatave përkrahëse:1. ADMOVERE (Transitional Justice | Education | Peacebuilding)2. AVOKO3. BIRN Kosova4. CEL Kosova5. CETPrizren6. CIPOF/Childproof7. Cultural Heritage without Borders – CHwB Kosova8. Docomomo_Kosova9. DokuFest10. EC MA NDRYSHE11. EcoZ12. ETEA13. Fondacioni Lumbardhi14. Fondacioni Shtatëmbëdhjetë15. Fortesa16. Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ17. Futja Ngjyrë18. GERMIN
- Gruaja Hyjnore20. Grupi per Studime Juridike dhe Politike (GLPS)21. Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS22. Iniciativa për Histori Gojore23. Internews Kosova24. Kino Armata25. Kosovo Architecture Foundation – KAF26. Kosovo Civil Society Consortium for Sustainable Development – Kosid27. Kosovo Civil Society Foundation – KCSF28. Lëvizja FOL29. Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA30. Pishtarët31. Qendra Multimedia32. Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM)33. Qytetarët Aktivë34. Rrjeti i Grave Qeliza35. SHE-ERA36. Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan37. Syri i Vizionit38. Teatri ODA39. TOKA40. ZANA. (Adem Lushaj)