Shtatë personave që u paraqitën në Speciale si viktima të UÇK-së u janë refuzuar aplikacionet nga gjyqtari i Procedurës Paraprake. Të njëjtit kishin aplikuar në Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale. Përveç tyre gjyqtari paraprak ua ka pranuar aplikacionet nëntë personave të tjerë. Në specifikat e aplikantëve të cilat i kishte nënvizuar Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, shihet se katër prej shtatë personave që u janë refuzuar aplikacionet janë shqiptarë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …