Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ka bërë kërkesë me shkrim për takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave dhe Transferve, Hekuran Murati. Kajtazi ka bërë të ditur se kanë kërkuar takim urgjent me të dy pas vendimit të Qeverisë për mosvazhdimin e dhënies së shtesave për këtë kategori. Madje, ai këtë vendim të Qeverisë e ka quajtur të papritur. Sipas tij, që më shumë se 20 vjet ata janë anashkaluar dhe nënçmuar nga institucionet. Sipas tij, nëse vazhdohet ky trend nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të marrim masa për grevë dhe protesta.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …