Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të planit qeverisës

Partitë opozitare kanë drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të planit qeverisës. Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se programi qeveritar do të duhet të diskutohej qysh në seancën e parë pas votimit të Qeverisë. “Në këtë rast, ajo që kemi parë, ky ekip qeveritar dhe ky kryeministër janë totalisht të papërgatitur dhe të paaftë për të qeverisur vendin. Ajo që menjëherë duhet të ndodhte pas votimit të Qeverisë është që të vinte programi qeveritar në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar Abelrard Tahiri. Edhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se në demokraci normale, plani qeverisës kryhet për dy ditë, sepse partitë politike para se të vijnë në pushtet e kanë të qartë se çka duan të bëjnë. Por, nëse nuk ka ide qeverisëse atëherë me siguri edhe plani qeverisës merr shumë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …