Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar se BE-ja është duke i kushtuar vpmendje të madhe zgjedhjeve në Shqipëri. Ai ka shkruar se ambasadat e Bashkimit Evropian kanë vendosur 50 ekipe në terren për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. “Dita e zgjedhjeve shqiptare! Qytetarët shqiptarë po votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni, Shtetet Anëtare të BE dhe Zvicra, ambasadat kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit nga afër. BE është krah të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …