Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka inkurajuar të gjithë qytetarët me të drejt vote që të marrin pjesë në votime. Gjatë një dekalrimi nga Shkodra, ku po monitoron procesin zgjedhor, ajo ka thënë se sistemi i kartave të identitetit funksionon shumë mirë, në fakt pashë në një rast se si mundësia e kartës nuk doli nëpërmjet sistemit por kishin një plan zëvendësues që e vunë në veprim. Duke folur për rendësinë e zgjedhjeve ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin parti apo kandidatë të caktuar por të gjithë shqiptarët. “Qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë të lirë. Dua ta theksoj SHBA nuk mbështesin një parti politike, as kandidat, por të drejtën e shqiptarëve për të votuar dhe shpresojmë që çdo qytetar të votoj i lirë pa ndërhyrje. Kjo është dita juaj!, ka deklaruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …