Steven Meyer: Pa ndryshimin e kufinjve nuk do të ketë përparim ose paqe të qëndrueshme

 

Ish zëvendës drejtori I CIA-s për Ballkanin, Stiven Meyer është cituar të ketë deklaruar se pa ndryshimin e  kufinjve në Ballkani perëndimor, nuk do të ketë përparim ose paqe të qëndrueshme. Media serbe “Novosti” njofton se ish zëvendës drejtori I CIA-s për Ballkanin, Steven Meyer ka thënë se nuk mendon se CIA nuk qëndron pas të ashtuquajturës non-pape. Unë e di që kjo agjenci nuk e bën atë. Mirëpo, e vërteta është se dokumente të ngjashme unë kam parë shumë në dekadat e kaluara, kryesisht nga përfaqësues të komunitetit akademik. Unë me të vërtetë nuk e di kush është autori i këtij dokumenti. Por është e vërtetë që kam shkruar për nevojën për të korrigjuar kufijtë në Ballkan për 15 vjet. I pyetur nga mediet serbe për të komentuar mbi faktin se BE-ja dhe NATO-ja nuk miratojnë ndryshimin e kufijve, Meyer është përgjigj se “BE-ja është një organizatë që lëkundet dhe ka kaluar prej ditësh ditët e saj më të mira, dhe NATO, për pjesën më të madhe, është një organizatë e vdekur”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …