leoni

Celibashi: Është sulmuar aplikacioni i marrjes së të dhënave në KQZ

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilrijan Celibashi ka njoftuar se është sulmuar aplikacioni i marrjes së të dhënave në KQZ duke penguar edhe punën për raportimin e të dhënave. “Në total janë 144 qendra votimi ku identifikimi po bëhet në mënyrë manuale. 83 qendra votimi janë duke e zhvilluar procesin e identifikimit manualisht për shkak të mungesës së operatorëve, ndërsa në pjesën tjetër mund të ketë pasur probleme teknike. Ka raste sporadike të pezullimit për përkohshëm të votimit, qoftë prej teknologjisë, qoftë të konfliktit mes palëve, nuk ka pasur konflikte që mund të vendosnin në rrezik të gjithë procesin.”, ka theksuar komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilrijan Celibashi. Ai shtoi më tutje se ka edhe një plan B, duke përdorur një aplikacion tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …