Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama ka folur gjerë e gjatë për vizitën dhe takimet e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është ndalur pikërisht te mbështetja që ka marrë nga SHBA në lidhje me integrimin evropian, por edhe për miratimin e Reformës në Drejtësi. “Për herë të parë Shqipëria do të ketë grup miqësie edhe në senatin Amerikan. Takimi me presidentin amerikan, Barak Obama kaloi pritshmëritë tona. Ai vlerësoi rrugën e reformave në Shqipëri. Falënderoj grupin e PS-së, që është baza e çdo arritje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ortak i rëndësishëm në mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë. Reforma në drejtësi nuk duhet të pengohet nga askush. Reforma test për ne në sytë e SHBA. Keqardhje për disa deformime të vizitës tonë”, ka thënë Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …