Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur të “papranueshëm” votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Kurti, që ka edhe shtetësi të Shqipërisë, të dielën, më 25 prill, votoi në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. “Nuk e kuptoj se çfarë është kjo. Në njërën anë, të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga vet presidenti, Aleksandar Vuçiq, por në anën tjetër, kryeministri i Kosovës madje voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën për mua”, ka shkruar von Cramon në rrjetin social, Twitter. Edhe ish-i dërguari Special i Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Grenell ka kritikuar kreyminsitrin e Kosovës për këtë veprim, ndërsa ka thënë se kjo i tregon botës shumë për Kurtin, duke i ftuar ndërkombëtarët që të dyshojnë në motivet e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …