Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet e Grupeve Parlamentare për emërimin e Komisioneve Parlamentare. Kjo është arritur pasi kuvendarët e kanë votuar me 89 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë votë kundër. Pas diskutimit të pikave jashtë rendit të ditës, pyetjeve ndaj ministrave dhe kryeministrit të Kosovës, Kuvendi ka miratuar Komisionet Parlamentare. Gjithashtu, në këtë seancë që po mbahet tani, pritet të diskutohet edhe për gjendjen epidemiologjike të COVID-19 në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …