U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Ferizaj

Në ambientet e Komunës së Ferizajt, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë e Financa, për të diskutuar mbi pikat që do të diskutohen në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, seancë kjo që do të mbahet më 30 Prill.

Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi njoftoi rendin e ditës, përkatësisht pikat që do të diskutohen në seancën e Kuvendit e që janë, Propozimi për rishqyrtimin e vendimit nr. 01-07, propozimi i vendimi për plotësim ndryshimin e vendimit 01.Nr. 84 të datës 27.12.2018 si dhe raporti financiar për periudhën Janar-Mars 2021, pika këto që pas diskutimit nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, u dakordua që të procedohen në Kuvend për diskutim të mëtejmë dhe miratim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …