leoni

Aktualisht në komunën e Vitisë janë 69 raste aktive prej tyre 7 të hospitalizuar

Në komunën e Vitisë, është shënuar një rënie e lehtë e rasteve të infektuara me Covid 19, u tha në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, e ku u bë e ditur se brenda 24 orëve, janë shënuar 3 raste të reja. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se aktualisht janë 69 raste aktive, ndërkohë që të hospitalizuar janë 7 pacientë. Po ashtu, ai njoftoi edhe për një donatorë që është ofruar për të ndihmuar familjet në nevojë, ku do të ndihmohen diku 200 sosh. Kryetari Haliti, kërkoi që të vazhdohet me dezinfektim dhe klorifikim të rrugëve dhe shesheve, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, gjatë periudhës së kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se janë të përkushtuar që të zbatojnë vendimet dhe rekomandimet nga IKSHPK-ja, në zbatim të masave në fuqi, siç është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:30. Në këtë mbledhje, u apelua tek qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e ndërmarra dhe të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së virusit, si forma më e mirë e që të ndalen infektimet e mëtejme, sepse është interes i Institucioneve, ruajtja e shëndetit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …