Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në fjalimin e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të siguroj 2.5 milionë vaksina për imunizimin e të gjithë popullatës. Gjatë fjalimit të tij, sekretari i PDK-së shtoi se ajo që pamë prej formimit të kësaj Qeverie – ishte se prioritet politik i Albin Kurtit dhe kësaj Qeverie ishin zgjedhjet në Shqipëri. “Prioritet për të ishte Bojkeni, e jo qytetari i Kosovës.”, ka thënë Ismaili. Duke e quajtur të turpshme fushatën në Shqipëri e largimin nga pandemia, Ismaili ka thënë se është e pafalshme refuzimi i vaksinave i kryeministrit të Kosovës nga Shqipëria. Ismaili i ka kërkuar Kurtit që ta kthejë Qeverinë e Kosovës kah qytetarët e saj. Në mungesë të vaksinave, ka disa ditë që qendra e vaksinimit në Prishtinë është mbyllur. Ismaili ka thënë se jemi kryeqyteti i vetëm në Evropë – në të cilin nuk ka vaksinim aktiv. Në fund, deputeti i PDK-së ka thënë se Qeveria ka vetëm një detyrë. Të blejë 2.5 milionë vaksina për qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …