Klubi i Futsallit “ F.C VITIA” u prit në takim nga Kryetari Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Zyrtarin për Rini dhe Sport, Emrush Azemi kanë pritur në takim lojtarët e Klubit të Futsallit ” F.C VITIA” në krye me trajnerin e këtij klubi, Enver Halili. Me këtë rast ata kanë njoftuar kryetarin Haliti me sukseset e arritura të këtij klubi ku në mesin e tyre ata kanë arritur të bëhen pjesë e superligës. Kurse i pari i kësaj komune, Sokol Haliti i njoftoj ata me angazhimin e komunës së Vitisë për të krijuar sa më shumë hapësira sportive për disiplinat e ndryshme sportive, duke përmendur ndërtimet e fushave sportive në zonat rurale, stadiumeve, palestrës sportive dhe të tjerë. Kryetari Haliti potencoi se kjo komunë do të vazhdoj të përkrah të gjitha klubet sportive të kësaj komune por duke pasur parasysh edhe buxhetin e kufizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …