Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti i kësaj partie, sot në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria që të mbështes bizneset, komunat dhe qytetarët në këtë kohë pandemie. Ai në seancën ku u diskutua për pandeminë, ka kërkuar veç tjerash edhe lejimin e punës së sallave të dasmave. “Hapni gastronominë. Lejoni sallat e mëdha. Çdo sallë edhe ajo e dasmave nuk është më e madhe se kjo sallë. Nuk hyjnë më shumë njerëz se në këtë sallë, ku jemi ne deputetët. Haradinaj në fjalimin e tij ka kërkuar nga Qeveria heqjen e orës policore, sigurimin e ilaçeve falas për qytetarët me virus, sigurimin e vaksinës, shtesa për punëtorët shëndetësorë e për pensionistët. Po ashtu ai ka thënë se qeveria duhet të vazhdojë deri në fund të pandemisë me pako fiskale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …