Sot në Prishtinë është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën lidhur me thellimin e bashkëpunimit të ri opozitar. Marrëveshja është nënshkruar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën. Ata kanë ftuar të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen këtij boshti opozitar, që e kanë quajtur edhe koalicion fitues që do të japë ndryshimin në Kosovë. Rreth këtij boshti janë të hapura dyert për të gjitha partitë politike. Kjo është marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit opozitar. Ky koalicion parazgjedhor jep shpresë për ndryshim të qeverisjes”, ka thënë Limaj. Ndërsa Haradinaj ka thënë se “ky bashkëpunim i avancuar me Nismën është bërë pasi e ndjejmë peshën e përgjegjësisë për ndryshime. Kjo marrëveshje është si ftesë për forcat e tjera politike, të cilat dëshirojnë të bashkohen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …